Tusk kritikon Trumpin - Bota Sot
Tusk kritikon Trumpin

Bota

E martë, 23 tetor 2018

Tusk kritikon Trumpin

Më: 16 maj 2018 Në ora: 18:37
Tusk dhe Trump

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka kritikuar “këmbëngulësinë” e Shteteve të Bashkuara nën presidentin Donald Trump, që ka thënë se ka ia ka hequr “Evropës të gjitha iluzionet”.

Tusk i bëri këto komente sot në Sofje të Bullgarisë, para samitit të Bashkimit Evropian, ku vendimi i SHBA-së për të braktisur marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe kërcënimi për të vendosur tarifa të reja mbi aluminin dhe çelikun do të diskutohet.

“Përveç sfidave tradicionale politike, siç është rritja e Kinës apo qëndrimi agresiv i Rusisë, ne jemi dëshmitar të një fenomeni të ri: këmbngulësisë së administratës amerikane”, u shpreh Tusk.

“Duke shikuar vendimet e fundit të presidentit Trump, dikush mund edhe të mendoj: me shok të tillë, kujt i duhen armiq”, shtoi ai.

“Por, sinqerisht, Evropa duhet të jetë mirënjohëse ndaj presidentit Trump sepse falë atij, ne kemi hequr dorë nga të gjitha iluzionet”, ka thënë tutje Tusk.

Megjithatë, ish-kryeministri i Polonisë gjithashtu insistoi se “Evropa duhet të bëjë gjithçka për të mbrojtur marrëdhëniet transatlantike”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test