SHBA dhe Kina shtyjnë luftën tregtare

Bota

SHBA dhe Kina shtyjnë luftën tregtare

Më: 21 maj 2018 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë shtyrë luftën tregtare pasi dy ekonomitë më të mëdha në botë kanë raportuar për përmirësim të marrëdhënieve, pas negociatave që kanë pasur qëllim uljen e deficitit të madh tregtar që Uashingtoni ka me Pekinin.

“E kemi shtyrë luftën tregtare”, ka thënë Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin.

Pas bisedimeve të nivelit të lartë të enjten dhe të premten në Uashington, Pekini është pajtuar në një deklaratë të përbashkët me SHBA-në për “ulje” të deficitit tregtar që Uashingtoni ka me Pekinin, mirëpo nuk është përmendur ndonjë shumë specifike.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka kërkuar uljen e deficitit prej 200 miliardë dollarësh.

Megjithatë, Mnuchin ka thënë se të dy shtetet kanë arritur “përparim domethënës” dhe se administrata është pajtuar për shtyerjen e tarifave të propozuara në produktetet kineze në vlerë të 150 miliardë dollarëve.

Kina kishte premtuar më herët se do të hakmerrej me masa reciproke duke rritur shqetësimet për luftë tregtare.

Ai ka thënë se SHBA-ja pret një rritje prej 35 deri në 45 përqind në shitjet e produkteve të fermave amerikane në Kinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat