Ukraina pagoi 400 000 $ avokatin e Trumpit për bisedime në Shtëpinë e Bardhë

Bota

Ukraina pagoi 400 000 $ avokatin e Trumpit për bisedime në Shtëpinë e Bardhë

Më: 23 maj 2018 Në ora: 18:55
Petro Poroshenko dhe Donald Trump

Avokati personal i Donald Trump, Michael Cohen është paguar në mënyrë të fshehtë me 400 000 $ për të rregulluar një takim mes Presidentit ukrainas dhe atij amerikan, vitin e kaluar.

Sipas burimeve të BBC në Kiev, pagesa është bërë nga ndërmjetës të udhëheqësit Petro Poroshenko. Takimi u zhvillua në qershor të vitit 2017.

Menjëherë pasi Poroshenko u kthye në Ukrainë, agjensia antikorrupsion e vendit ndaloi hetimet mbi ish-menaxherin e fushatës së Trumpit, Paul Manafort. Burime ukrainase thanë se Cohen u pagua sepse lobistët ukrainas dhe ambasada në Uashington donin më shumë sesa një foto të Poroshenkos me Trumpin. Donin diçka që mund të shitej si “bisedime”.

Poroshenko vendosi të krijojë një kanal të pasëm me Trump. Detyra iu dha një ish-ndihmësi, i cili i kërkoi ndihmë një deputeti ukrainas. Ai përdori kontakte personale në një shoqatë bamirësie hebraike në Nju Jork. Kjo e dërgoi te Michael Cohen, avokatin e Presidentit Trump. Cohen u pagua 400 000 dollarë.

Nuk ka të dhëna që Trump ka dijeni për pagesën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat