Një delegacion amerikan në Turqi për çështjen e Sirisë

Bota

Një delegacion amerikan në Turqi për çështjen e Sirisë

Më: 25 maj 2018 Në ora: 20:14
Një delegacion amerikan në Turqi për çështjen e Sirisë

Një delegacion amerikan u nis sot drejt Turqisë për të zhvilluar bisedime që do të përqendrohen lidhur me Sirinë, më konkretisht lidhur me çështjen e mprehtë të qytetit Minbej, para një vizite në Uashington të ministrit turk të Punëve të Jashtme më 4 qershor.

Gjatë vizitës së ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, në Ankara në muajin shkurt, të dy shtetet ranë dakort për ngritjen e grupeve të punës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të shumta.

Takimi kushtuar Sirisë u zhvillua për herë të parë në Uashington më 8 dhe 9 mars.

”Takimi i dytë u mbajt sot. Pritëm një delegacion amerikan në vendin tonë”, deklaroi për shtypin zëdhënësi i Ministrisë turke të Punëve të Jashtme, Hami Aksoy, pa dhënë më shumë hollësi.

Që prej muajit janar, Turqia ka ndërmarrë një ofensivë ndaj milicisë kurde të Njësive të Mbrojtjes së popullit (YPG) në veriperëndim të Sirisë, e konsideruar nga Ankaraja si organizatë terroriste, por e mbështetur nga Uashingtoni në luftën kundër grupit të Shtetit Islamik.

Ky operacion ka tensionuar ndjeshëm marrëdhëniet mes dy shteteve, aleatë në NATO./ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat