India vazhdon tregtinë me Iranin, nuk respekton sanksionet e SHBA-së

Bota

India vazhdon tregtinë me Iranin, nuk respekton sanksionet e SHBA-së

Më: 29 maj 2018 Në ora: 08:38
Ministrja e Jashtme e Indisë, Sushma Swaraj.

India do të vazhdojë të tregtojë me Iranin dhe Venezuelën, pavarësisht kërcënimit të gjobave për shkeljen e sanksioneve që Shtetet e Bashkuara shpallën së voni kundër dy vendeve, tha ministrja e Jashtme e Indisë, Sushma Swaraj.

India aktualisht është një destinacion i rëndësishëm për eksportet e naftës së Iranit.

E pyetur në lidhje me vendimin e SHBA-së për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe për të rivendosur sanksione kundër Republikës Islamike, Swaraj tha se politikë e Indisë është të respektojë vetëm sanksionet e Kombeve të Bashkuara dhe jo të vendeve individuale.

Ajo i bëri këto komente para takimit me homologun iranian, Mohammad Javad Zarif, në Nju Delhi.

Tregtia midis Indisë dhe Iranit ka arritur në 12.9 miliardë dollarë në vitet 2016-17.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat