Çdo i dyti fëmijë është i rrezikuar nga lufta, varfëria apo diskriminimi

Bota

Çdo i dyti fëmijë është i rrezikuar nga lufta, varfëria apo diskriminimi

Nga: ATSH Më: 30 maj 2018 Në ora: 22:49
Ilustrim

Më shumë se 1,2 miliardë fëmijë në botë, ose më shumë se një në dy fëmijë, janë të kërcënuar nga lufta, varfëria e madhe apo diskriminimi gjinor, shprehet me keqardhje OJQ-ja britanike “Save the Children” në një raport të publikuar sot.

Në këtë dokument të titulluar “The Many Faces of Exclusion” (Fytyrat e shumta të përjashtimit), organizata ka krijuar një klasifikim me 175 vende, sipas kërcënimeve që rrezikojnë fëmijët në fushat e edukimit, shëndetit, ushqimit dhe dhunës, shkruan ATSH.

Singapori dhe Sllovenia janë ato që ndodhen në krye të klasifikimit, para vendeve nordike (Norvegji, Suedi, Finlandë). Në ekstremin tjetër gjenden dhjetë vende të Afrikës Qendrore dhe Perëndimorë, ku edhe Nigeria që është në vendin e 175-të.

OJQ-ja thekson se pavarësisht fuqisë së tyre ekonomike, ushtarake dhe teknologjike SHBA-ja (36), Rusia (37) dhe Kina (40) vijnë pas të gjitha vendeve të Europës Perëndimore në këtë klasifikim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat