Agjencitë e OKB-së do të vëzhgojnë procesin e kthimit të myslimanëve Rohingya në Mianmar

Bota

Agjencitë e OKB-së do të vëzhgojnë procesin e kthimit të myslimanëve Rohingya në Mianmar

Më: 31 maj 2018 Në ora: 19:46
Myslimanët Rohigya, foto nga arkivi.

Qeveria e Mianmarit ka thënë të enjten se ka arritur marrëveshje me dy agjenci të Kombeve të Bashkuara, për të ndihmuar në procesin e kthimit të refugjatëve që i kanë ikur dhunës në shtetin Rakhine, transmeton AP.

Rreth 7,000 myslimanë Rohingya janë nisur drejt kampeve të Bangladeshit prej gushtit të vitit të kaluar, pasi ushtria e Mianmarit kishte nisur një kryengritje brutale si pasojë e disa sulmeve të kryengritësve në disa zona të sigurisë.

Mianmari dhe Bangladeshi janë pajtuar në muajin nëntor për riatdhesimin e myslimanëve Rohingya, mirëpo refugjatët kanë shprehur shqetësimet e tyre për siguri, në rast se procesi nuk vëzhgohet nga grupe ndërkombëtare.

Qeveria ka njoftuar përmes një deklarate se ka nënshkruar një memorandum të mirëkuptimit me Programin për Zhvillim dhe Agjencinë për Refugjatët në kundër të OKB-së, në mënyrë që këto të fundit të verifikojnë procesin e kthimit të personave në Mianmar.

Kombet e Bashkuara në anën tjetër kanë thënë përmes një deklarate se ende nuk ka kushte të përshtatshme për kthimin e myslimanëve Rhongya në Mianmar, mirëpo marrëveshja do të mbështesë Qeverinë në përmirësimin e situatës.

Forcat e sigurisë së Mianmarit janë akuzuar për dhunim, vrasje, torturë dhe djegie të shtëpive të fshatrat ku kanë jetuar myslimanët Rohingya.

Kombet e Bashkuara së bashku me Shtetet e Bashkuara e kanë përshkruar operacionin ushtarak si “spastrim etnik”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat