Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve Viktima

Bota

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve Viktima

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 07:15
ilustrim

Sot është Dita Botërore e Fëmijëve të pafajshëm viktima të agresionit, e cila ka për qëllim që njihet dhimbja e të gjithë fëmijëve në botë, që janë viktima të abuzimit fizik, mendor apo emocional.

Në këtë ditë përkujtohen gjithashtu dhe fëmijët që gjetën vdekjen si rezultat i luftërave apo akteve terroriste.

Më 19 gusht të vitit 1982 në një sesion të veçantë për çështjen palestineze, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, e tronditur nga numri i madh i fëmijëve të pafajshëm palestinezë dhe libanezë, të cilët ranë viktima të sulmeve ajrore të Izraelit në Bejrut gjatë luftës së Libanit, ka vendosur që 4 qershorin ta shpallë Ditë Ndërkombëtare të Fëmijëve Viktima të Agresionit. Në atë kohë kanë humbur jetën 60 fëmijë.

Më 1 shtator të vitit 2004 e gjithë bota u trondit nga lajmi i zaptimit të ndërtesës së shkollës në Beslan të Osetisë së Veriut. Aty humbën jetën të paktën 330 persona, mes të cilëve ishin 172 fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat