Takimet e radhës të Kim Jong: Putin dhe Assad

Bota

Takimet e radhës të Kim Jong: Putin dhe Assad

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 08:32
Kim së shpejti mund t’i shtrëngojë duart me presidentin rus Vladimir Putin dhe diktatorin sirian Bashar al-Assad, në takime të ndara.

Vetëm para disa muajsh, lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un qëndronte i vetëm, pasi komuniteti ndërkombëtar fuqizuan sanksione ekonomike ndaj tij. Tani, liderë nga e gjithë bota janë rreshtuar në pritje të një takimi me të.

Kim së shpejti mund t’i shtrëngojë duart me presidentin rus Vladimir Putin dhe diktatorin sirian Bashar al-Assad, në takime të ndara.

Media shtetërore e Koresë Veriore ka njoftuar Assad dhe Kim do të takohen në Korenë Veriore, sado që mbetet e paqartë nëse Assad e ka konfirmuar takimin.

Po ashtu, të hënën mediat ruse raportuan se Putin ka ftuar Kim  në një samit në Vladivostok të Rusisë, këtë shtator, mirëpo pa ndonjë datë specifike.

Asnjëri nga takime nuk duket një befasi e madhe- nëse kemi parasysh se Rusia dhe Siria kanë mirëmbajtur aleanca të vjetra me regjimin e Kimit. Mirëpo, koha kur priten këto takime është paksa e veçantë. Kim është i interesuar për takimin me presidentin amerikan që pritet të ndodh më 12 qershor në Singapor.

Nuk dihet ende nëse takimet e Kim me Putin dhe Assad janë të lidhura në mes vete. Por, të dy rastet, pa dyshim, do të paraqisnin një shpirt solidar në mes të regjimeve autoritare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat