OKB vendos për herë të parë sanksione për trafikim me njerëz

Bota

OKB vendos për herë të parë sanksione për trafikim me njerëz

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 09:12
Disa persona të shqetësuar në rrugën e tyre nga Libia në Evropë.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, u ka vënë sanksione gjashtë liderëve të rrjeteve të trafikimit me njerëz në Libi, duke shënuar herën e parë që trafikantët shtohen në listën e sanksioneve ndërkombëtare.

Në mesin e të listuarve janë katër libanezë, duke përfshirë udhëheqësin e njësisë së rojes bregdetare rajonale dhe dy persona nga Eritrea.

Kontrabandistët kanë shfrytëzuar pasigurinë në Libi për të bartuar qindra mijëra migrantë përmes detit në Evropë.

Disa migrantë janë vendosur në qendra të ndalimit dhe janë goditur nga trafikantët.

Sanksionet, të cilat u ndalojnë këtyre personave udhëtimin global dhe ngrirjen e aseteve, janë si rezultat i një propozimi holandez të përkrahur ndërkombëtarisht.

Propozimi është prezantuar më 1 maj, mirëpo është zvarritur nga Rusia, e cila ka kërkuar analizimin e të dhënave kundër gjashtë personave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat