Egjipti më i sigurt se SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar - Bota Sot
Egjipti më i sigurt se SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar

Bota

Egjipti më i sigurt se SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 18:16
Egjipt

Egjipti, në një anketë globale, u rendit si vendi më i sigurt në Afrikë dhe, madje, më lart se Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar.

Qendra Gallup i ka pyetur njerëzit nëse ndjehen të sigurt të ecin natën rrugës dhe nëse kanë qenë viktima të krimit.

Anketa e radhit Egjiptin të 16-tin në mesin e 135 vendeve, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ndodhet në pozitën numër 21 dhe SHBA-ja në 35.

Singapori, ndërkaq, radhitet si më i sigurti, ndërsa Venezuela është në fund të listës.

Presidenti i Egjiptit, Abdul Fattah al-Sisi, e udhëheq këtë vend prejse ushtria ka hequr nga detyra presidentin pro-islamik, Mohammed Morsi, në vitin 2013.

Qeveria e tij vazhdon të luftojë militantët e Shtetit Islamik në disa rajone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test