SHBA: Sanksionet ndaj Koresë Veriore mbesin në fuqi - Bota Sot
SHBA: Sanksionet ndaj Koresë Veriore mbesin në fuqi

Bota

E martë, 23 tetor 2018

SHBA: Sanksionet ndaj Koresë Veriore mbesin në fuqi

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 08:25
Pompeu ka shtuar se aleanca në mes të Amerikës, Japonisë dhe Koresë Jugore është e “blinduar”.

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ka thënë se sanksionet ndaj Koresë Veriore do të mbesin në fuqi deri në çarmatimin e plotë të gadishullit.

Pompeu ka shtuar se aleanca në mes të Amerikës, Japonisë dhe Koresë Jugore është e “blinduar”.

“Koreja Veriore nuk do të lirohet nga asnjë sanksion ekonomik, deri sa të dëshmojë denuklearizimin e plotë”, ka thënë Pomepo, teksa po fliste në një konferencë me homologët e tij nga Koreja Jugore dhe Japonia, raporton BBC, përcjell KosovaPress.

Këto deklarata janë bërë pak ditë psa mbajtjes së takimit historik në mes të presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit të Koresë Veriore, Kim Jong-un. Liderët kanë nënshkruar një deklaratë ku zotohen për krijimin e marrëdhenieve të reja në mes të dy vendeve. /KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test