Trump-Junckerit: Ju jeni vrasës brutal

Bota

Trump-Junckerit: Ju jeni vrasës brutal

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 21:37
Jean-Claude Juncker

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, mund të jetë cilësuar në disa mënyra gjatë detyrës së tij në Komisionin Evropian, mirëpo ndoshta asnjëherë "vrasës brutal", siç ka thënë ai të jetë quajtur nga presidenti amerikan, Donald Trump, transmeton Reuters.

Juncker, i cili ka qenë pjesë e takimit të shtatë vendeve më të industrializuara në Kanada javën e kaluar, ka folur të enjten për takimin e tij me Trumpin në një fjalim në Mynih.

Trump më ka thënë javën e kaluar: "Jean-Claude, ju jeni vrasës brutal”, është shprehur Juncker.

“Kjo është hera e parë që Luksemburgu është kthyer në rrezik kaq të madh për Shtetet e Bashkuara. Unë mendoj se ai ka synuar shprehjen e ndonjë komplimenti, mirëpo nuk jam i sigurt”.

Samiti i G7-ës ka dështuar të qetësojë tensionet në mes të Shteteve të Bashkuara dhe fuqive tjera, të cilat Trump i akuzon për politika tregtare të padrejta kundrejt SHBA-së.

Shtetet e Bashkuara kanë miratuar të enjten vendosjen e kundërmasave në vlerë të 2.8 miliardë eurove në produktet amerikane, në përgjigje të tarifave amerikane në çelik dhe alumin”, kanë njoftuar burime nga BE-ja.

“Nuk mund të mospërgjigjemi ndaj tarifave. Nuk kam aspak disponim për luftë, mirëpo nuk pranojë që të diktohemi nga larg se çfarë të bëjmë në Evropë”, ka thënë Juncker.

“Ky është kontinent i pavarur. Shumë persona kanë luftuar për këtë gjë”, është shprehur ndër të tjera ai./REL

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat