SHBA paralajmëron Rusinë dhe Assadin për shkeljen e armëpushimit

Bota

SHBA paralajmëron Rusinë dhe Assadin për shkeljen e armëpushimit

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 20:35
Siri

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan sot Rusinë dhe presidentin sirian Bashar al-Assad, se do të kenë "pasoja të rënda" për shkeljet e supozuara të armëpushimit në jugperëndim të Sirisë.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert tha “se SHBA mbetet shumë e shqetësuar për njoftimet për zhvillim të operacionit nga regjimi sirian në një zonë ku armëpushimi është i vlefshëm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat