Vritet kryetari, bëhen publike edhe pamjet

Bota

Vritet kryetari, bëhen publike edhe pamjet

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 12:25
Antoni Halili

Kryetari i qytetit Tanaun në Filipine Antoni Halili është vrarë.

I njëjti njihet për dhunën ndaj të dyshuarve për drogë të cilët i detyronte të shëtisin rrugëve.

Edhe vet kryetari është akuzuar se ka pasur lidhje me drogë, transmeton Asociated Press.

Ai është vrarë gjatë një ceremonie të ngritjes së flamurit, para zyrtarëve dhe liderëve lokalë.

Kryetari  është qëlluar vetëm me një plumb derisa bashkë edhe më 100 zyrtarë tjerë dhe liderë të zgjedhur ka kënduar himnin kombëtar.

Sulmuesi ka ikur tregojnë zyrtarë të Policisë dhe dëshmitarët, transmeton Asociated Press.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat