Trump në Britani, eviton Londrën dhe protestat

Bota

Trump në Britani, eviton Londrën dhe protestat

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 01:00
Trump

Donald Trump do të takojë mbretëreshën në Uindsor dhe kryeministren në Chequers, rezidencën në fshat të kryeministres në Buckinghamshire, në vizitën e tij dy ditore në Britaninë e Madhe javën e ardhshme.

Itinerari për të enjten dhe të premten, konfirmon se presidenti amerikan do të qëndrojë në rezidencën e ambasadorit amerikan në Regent’s park, gjatë natës. Por, ai do të kalojë pjesën më të madhe të kohës së tij, jashtë Londrës, në evente zyrtare.

Me mijëra vetë pritet të dalin në protesta në kryeqytetin britanik dhe në Skoci ku ai do të shkojë të premten. Sipas korrespondentëve kjo do të jetë vizita më e polemizuar e bërë ndonjëherë nga një president amerikan në Britani. Pavarësisht disa pompoziteteve dhe ceremonive, gjithçka do të jetë aspak e ngjashme me një vizitë shtetërore formale si ajo që i është premtuar Trump dhe në thelb mbetet një vizitë pune.

Ajo që bie në sy pas publikimit të axhendës, është fakti që ai do të kalojë shumë pak kohë në Londër, ndoshta edhe për të evituar protestat. Por, ambasadori amerikan në Britani, Udi Xhonson, thotë se nuk ka një plan të qëllimshëm për ta mbajtur Trump larg kryeqytetit apo larg protestave dhe se ai është i fokusuar tek objektivat e tij.

Ambasadori thotë se është një udhëtim i shkurtër i mbushur me takimet. Sidoqoftë, grupet që po merren me organizimin e protestave, kanë premtuar se ata do të dëgjohen pavarësisht nëse Trump do të jetë në kryeqytet apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat