Singapor, hakerat vjedhin të dhënat personale të 1,5 milionë personave… përfshi kryeministrit

Bota

Singapor, hakerat vjedhin të dhënat personale të 1,5 milionë personave… përfshi kryeministrit

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 14:15
Lee Hsien Loong

Hakerat kanë vjedhur të dhënat personale të 1,5 milionë banorëve në Singapor, që do të thotë gati një e katërta e popullsisë.

Ata kanë arritur të depërtojnë në database-n kombëtare të shëndetësisë nëpërmjet një sulmi të qëllimshëm e mirorganizuar, thuhet në deklaratën e qeverisë. Në shënjestër kanë qenë personat që kanë vizituar klinika mjekësore nga 1 maji i vitit 2015 deri në 4 korrik të këtij viti.

Të dhënat e hakeruara përfshijnë emra dhe adresa, por jo të dhëna të tjera mjekësore përveç mjekimeve. Këto të fundit u janë marrë gati 160 000 pacientëve. Nuk ka pasur ndërkohë shkelje të të dhënave përsa i takon diagnostikimit, rezultateve të testeve mjekësore apo shënimeve të doktorëve.

Në objektivin e hakerave kanë qenë edhe të dhënat e kryeministrit Lee Hsien Loong, i cili i ka mbijetuar kancerit dy herë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat