Juncker nuk është optimist para takimit me Trumpin

Bota

Juncker nuk është optimist para takimit me Trumpin

Më: 25 korrik 2018 Në ora: 20:36
Jean-Claude Junker dhe Donald Trump

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Junker theksoi për stacionin televiziv gjerman ZDF, se nuk ishte shumë optimist para negociatave me presidentin amerikan, Donald Trump, për shmangien e një lufte tregtare.

“Ne e kuptojmë qartë se nuk jemi armiq të SHBA-së, ne kemi një të shkuar të përbashkët që nuk duhet harruar. Por, nuk jam shumë optimist”, theksoi ai.

Juncker këmbënguli se kërkon shmangien e një lufte tregtare, duke konfirmuar se BE-ja nuk do ta lejonte këtë.

“Nëse vendosen tarifat doganore amerikane mbi automjetet evropiane, atëherë BE duhet të marrë masa, ne jemi në gjendje të përgjigjemi në mënyrë të menjëhershme”, shtoi ai.

BE tashmë ka vendosur taksa ndëshkuese për prodhimet amerikane, pasi Uashingtoni vendoi tarifa doganore mbi çelikun dhe aluminin evropian.

“Është shumë e mundur që Trump do të ketë diçka për të propozuar”, theksoi Juncker.

Donald Trump ka kërcënuar herë pas herë për vendosjen e tarifave doganore mbi importin e veturave evropiane, gjë që ka shqetësuar në mënyrë të veçantë Gjermaninë, ku ky sektor punëson rreth 800000 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat