OKB: Po mbaron buxheti

Bota

OKB: Po mbaron buxheti

Më: 26 korrik 2018 Në ora: 22:06
Antonio Guterres

Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka paralajmëruar stafin se organizatës botërore se po iu mbaron buxheti.

Ai u kërkoi shteteve anëtare të paguajnë atë që ju takon sa më shpejt që është e mundur, shkruan Euronews.

Në një letër dërguar vendeve anëtare, Guterres ka theksuar se që nga data 30 qershor, buxheti kryesor i OKB-së ka një rënie prej 139 milionë dollarësh dhe se Kombet e Bashkuara nuk kishin pasur kurrë një situatë kaq të vështirë me paratë në këtë fazë të hershme të vitit.

“Një organizatë si e jona nuk duhet të rrezikohet vazhdimisht nga falimentimi, por sigurisht, dhimbja më e madhe shkon për ata të cilët  nuk mund t’i shërbejmë apo t’u përgjigjemi thirrjes së tyre për ndihmë, për shkak të mungesës së fondeve”, ka shkruar Guterres.

Sipas OKB-së 112 nga 193 shtete anëtare deri më tani kanë paguar pjesën e tyre. Shtetet e Bashkuara, të cilat janë përgjegjëse për 22 për qind të buxhetit, tradicionalisht paguajnë më vonë për shkak të buxhetit vjetor.
Deri në korrik të vitit 2017, 116 vende kishin paguar pjesën e tyre për dallim me vitin 2016 ku kishin paguar vetëm 98 vende. Kina, Franca, Rusia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara – anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, të gjitha kanë paguar pjesën e tyre deri në vitin 2018.
Sipas rregullave të OKB-së, nësë një vend nuk paguan për dy vite apo ka borxhe të mëdha ndaj organizatës, atëherë mund ta humb të drejtën e votimit në Asamblenë e Përgjithshmë, përveç nëse arrin të dëshmoj që nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për të paguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat