OKB: Në vitin 2018, 1.500 emigrantë kanë humbur jetën në Detin Mesdhe

Bota

OKB: Në vitin 2018, 1.500 emigrantë kanë humbur jetën në Detin Mesdhe

Më: 27 korrik 2018 Në ora: 19:30
Ilustrim

Për pesë vite radhazi po vazhdon rrezikimi i jetës së emigrantëve, të cilët po shfrytëzojnë Detin Mesdhe për të arritur në Evropë, ku një pjesë e madhe e tyre kanë humbur jetën.

Vetëm në vitin 2018 të paktën 1,500 emigrantë kanë vdekur në Detin Mesdhe dhe rruga më e rrezikshme është mes Libisë dhe Italisë, ku jeta mesatare e humbur është një nga 19 emigrantët, njoftoi sot Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM).

Siç raportohet, Spanja ka regjistruar rreth 21,000 emigrantë vetëm në vitin 2018, që është më shumë se në vitin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat