Bisedimet ndërmjet ShBA dhe talebanëve ‘me sinjale pozitive’

Bota

Bisedimet ndërmjet ShBA dhe talebanëve ‘me sinjale pozitive’

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 06:35
Sipas një zyrtari të talebanëve, i cili ishte pjesë e delegacionit të përbërë prej katër anëtarëve, theksoi se bisedimet dhanë “sinjale shumë pozitive”, të cilat u zhvilluan në një “atmosferë miqësore” në një hotel në Doha

Një takim i javës së kaluar midis një diplomati të lartë amerikan dhe përfaqësuesve talebanë në Doha për të diskutuar rreth një armëpushimi të mundshëm në Afganistan, përfundoi me “sinjale shumë pozitive” dhe një vendim për të mbajtur më shumë takime.

Sipas një zyrtari të talebanëve, i cili ishte pjesë e delegacionit të përbërë prej katër anëtarëve, theksoi se bisedimet dhanë “sinjale shumë pozitive”, të cilat u zhvilluan në një “atmosferë miqësore” në një hotel në Doha.

“Ju nuk mund t’i quani bisedime paqësore”, shtoi ai. “Këto janë një seri takimesh për të iniciuar bisedime që sjellin rezultate. Ne ramë dakord të takohemi sërish dhe të zgjidhim konfliktin afgan nëpërmjet dialogut”.

Ai deklaroi se bisedimet u mbajtën pa praninë e zyrtarëve të qeverisë afganë sepse talebanët kishin këmbëngulur për një gjë të tillë, shkruan Euronews.

Këto bisedime zhvillohen pasi që qeveria afgane dhe Shtetet e Bashkuara kanë rritur përpjekjet për t’i dhënë fund luftës 17-vjeçare në Afganistan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat