Hakojnë kompanitë amerikane, arrestohen në Evropë

Bota

Hakojnë kompanitë amerikane, arrestohen në Evropë

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 20:01
Ilustrim

Në Evropë, tre persona janë arrestuar në lidhje me një grup hakerësh FIN7, të njohur si "Carbanak", raporton Reuters duke iu referuar dokumenteve të gjykatës amerikane.

Këto dokumente pohojnë se në periudhën janar-qershor të këtij viti, në Evropë u arrestuan Fedir Hladir, Dmitro Fedorov dhe Andrej Kolpakov.

Hladir është tashmë në paraburgim në SHBA, ndërkohë që Uashingtoni po kërkon ekstradimin edhe të dy personave të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat