Rusia "po vazhdon të ndërhyjë në procesin politik amerikan"

Bota

Rusia "po vazhdon të ndërhyjë në procesin politik amerikan"

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 23:44
Foto ilustrim

Rusia vazhdon të përpiqet të dobësojë dhe ndajë SHBA-në duke ndërhyrë në procesin zgjedhor amerikan dhe në debatin politik, akuzoi sot shefi i shërbimeve sekrete amerikane Dan Coats.

“Ky është një kërcënim që ne duhet ta marrim shumë seriozisht”, paralajmëroi nga ana e tij Christopher Wray, shefi i FBI-së, i pranishëm në një konferencë në Shqtëpinë e Bardhë që i dedikohet kësaj çështje.

“Për momentin, përpjekjet e Rusisë për të minuar vlerat tona themeltare nuk janë aq të mëdha saç ishin kur influencuan zgjedhjet presidenciale të vitit 2016”, theksoi Coats.

Ndërhyrjet e Rusisë në presidencialet e vitit 2016 kanë detyruar Ministrinë e Drejtësisë që të emërojë një prokuror special të ngarkuar me hetimin e kësaj çështje, përfshirë këtu edhe një bashkëpunim të mundshëm mes ekipit të fushatës së Donald Trump dhe autoriteteve ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat