Lufta tregtare SHBA-Kinë, fatale për Gjermaninë

Bota

Lufta tregtare SHBA-Kinë, fatale për Gjermaninë

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 19:20
Holger Bingmann

Kryetari i Shoqatës gjermane për Tregti të Jashtme (BGA), deklaroi se një përshkallëzim i konfliktit tregtar mes SHBA-së dhe Kinës do të ishte fatal për Gjermaninë.

“Për eksportet gjermane do të ketë pasoja fatale, që as nuk mund të përllogariten në euro”, tha sot presidenti i BGA-së, Holger Bingmann për gazetën “Rheinische Post”.

“Nëse ky konflikt do të rritet, kjo nuk do të ishte e rrezikshme vetëm për palët që kundërvihen, Kina dhe SHBA-ja, por për të gjithë botën”, theksoi Bingmann.

Presidenti i BGA-së kërkoi negociata dhe një debat për të ardhmen e tregtisë botërore. Në fillim të kësaj jave presidenti amerikan, Donald Trump i kërkoi përfaqësuesit të tij të Tregtisë, Robert Lighthizer që të shqyrtojë një rritje të taksave doganore për 200 miliardë dollarë pordukte kineze nga 10% në 25%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat