Rusia propozon bashkëpunim me SHBA-në, për t’i ndihmuar refugjatët sirianë

Bota

Rusia propozon bashkëpunim me SHBA-në, për t’i ndihmuar refugjatët sirianë

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 18:38
Foto ilustrim

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka konfirmuar sot se u ka bërë ofertë bashkëpunimi Shteteve të Bashkuara për t’i ndihmuar refugjatët sirianë.

Në propozim përfshihet ndërtimi i një kampi refugjatësh në Rukban, thuhet në deklaratën e ministrisë, shkruan Reuters.

Rukbani shtrihet brenda një zone, të ashtuquajtur jashtë konflikti, të ngritur nga SHBA-të për të shtuar sigurinë e garnizonit të vetë afër kufirit Irak-Siri.

“Propozimi përfshin edhe bashkëpunim në çminimin e zonave të banuara, përfshirë Rakban, dhe çështje tjera humanitare të rëndësishme”, ka thënë ministria ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat