Rusia ngarkon një aktor për ndreqjen e raporteve me Amerikën

Bota

Rusia ngarkon një aktor për ndreqjen e raporteve me Amerikën

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 23:33

Dy superfuqitë vazhdojnë të kenë tensione mes vete, veçanërisht pas raportit të agjencive amerikane të inteligjencës që ‘akuzojnë’ Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2016

Steven Seagal mund të jetë ndërmjetësuesi që do të ndikojë në përmirësimin e lidhjeve mes dy fuqive të mëdha botërore, SHBA-së dhe Rusisë.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavror, sot deklaroi se do ta emërojë aktorin hollivudian si përfaqësues special për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Qëllimi i kësaj është thellimi i lidhjeve kulturore, artistike dhe rinore.

Presidenti Putin e kishte pajisur me pasaportë ruse Steven Seagal më 2016, duke thënë se kjo mund të jetë simbol i marrëdhënieve bilaterale mes Moskës dhe Uashingtonit.

Që nga atëherë, raportet mes dy vendeve janë përkeqësuar edhe më shumë. Shtetet e Bashkuara vazhdimisht e kanë kritikuar Rusinë për ndikim në zgjedhjet presidenciale ku fitoi Donald Trump.

Megjithatë, një gjë të tillë Moska e ka mohuar vazhdimisht. Mospajtime kanë edhe për Sirinë dhe Ukrainën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat