Bachelet, shefe e ri e të drejtave të njeriut të OKB-së

Bota

Bachelet, shefe e ri e të drejtave të njeriut të OKB-së

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 19:22
Michelle Bachelet

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guteress ka caktuar ish-presidenten kiliane Michelle Bachelet për komisionar të Lartë të OKB për të Drejtat e Njeriut, transmeton AP.

Lajmi është bërë i ditur për diplomatët nga zëvendës sekretarja e përgjithshme, Amina Mohamed.

Shërbimi i shtypit i OKB-së tha se nuk mund të konfirmonin këtë informacion, por emri i shefit të ri është dërguar në Asamblenë e Përgjithshme.

Michelle Bachelet ishte presidente e Kilit në dy mandate, nga 2006-2010 dhe 2014-2018. Ndërkohë, ajo ka punuar si kreu i parë i agjencisë së OKB-së për barazi gjinore.

Në pozitën e komisionarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, ajo duhet të zëvendësojë jordanezin Zeid Raad el Hussein, mandati i të cilit skadon më 31 gusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat