Njihuni me “Presidentin më të varfër” në botë, refuzon edhe pensionin

Bota

Njihuni me “Presidentin më të varfër” në botë, refuzon edhe pensionin

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 22:49
ose Mujica

Ish-presidenti i Uruguait, Jose Mujica, i cili për shkak të jetës së tij ishte quajtur presidenti më i varfër në botë, refuzoi të marrë pensionin në bazë të stazhit të tij si senator, gjë e cila entuziazmoi fansat e politikanit modest, shkruan BBC.

Mujica së fundi dha dorëheqjen nga posti i senatorit, të cilin e ka mbajtur që nga viti 2015, që kur ai përfundoi një mandat pesëvjeçar.

83-vjeçari, një ish-udhëheqës guerile i cili shumë vite ka kaluar në burg, ka deklaruar se tërhiqet për arsye personale dhe shpjegoi se ai nuk dëshiron të mbetet në Senat deri në fund të mandatit në vitin 2020, “për shkak të rrugëtimit të gjatë.”

Ai gjithashtu kërkoi falje për të gjithë kolegët “të cilët mund t’i kishte lënduar gjatë debateve të zjarrta. Megjithatë, në vitin 2013 kishte kërkuar falje ndaj ish-presidentes së Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner, pasi e kishte quajtur “shtrigë e vjetër”.

Komentet e tij u regjistruan aksidentalisht në një konferencë ku ai nuk e kuptoi se mikrofoni ishte i aktivizua.

Në vitin 2016 kishte thënë se presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro është “budalla si një dhi”.

Mujica u bë i famshëm për refuzimin për të jetuar në pallatin presidencial gjatë mandatit, dhe shumicën e pagave i ndau në formë donacioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat