Universiteti i Kembrixh planifikon edukim falas për studentët më të varfër

Bota

Universiteti i Kembrixh planifikon edukim falas për studentët më të varfër

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 19:00
Universiteti i Kembrixhit

Universiteti i Kembrixhit po shqyrton mundësinë për t’iu ofruar edukim falas studentëve më të varfër pas kritikave për mungesë diversiteti në institucionin prestigjioz.

Disa studentë të cilët janë në vështirësi të mëdha financiare mund të kenë tarifat e shkollimit dhe shpenzimet e tjera të mbulura nga universiteti, sipas dokumenteve të siguruara nga gazeta studentore Varsity.

Kjo vjen pasi Kembrixh dhe universitete të tjera elitare kanë qenë në qendër të vëmendjes për numrin e ulët të studentëve në gjendje të vështirë ekonomike dhe nga pakicat etnike.

Ministrat dhe Zyra për Studentët kanë kritikuar universitetet më të mira se nuk kanë bërë përparime në këtë drejtim, pasi u zbulua se disa fakultete të Oxford dhe Kembrixh nuk kishin pranuar studentë me ngjyrë.

Detajet e skemës së re zbulohen në të njëjtën javë kur reperi Stormzy ndihmoi dy studentë britanike me ngjyrë që të hynin me bursë në Universitetin e Kembrixhit.

Kembrixh po kërkon të ofrojë mbështetje më të madhe financiare për studentët të cilët zakonisht do të përfitonin kredi të mëdha studentore nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Një zëdhënës i Universitetit të Kembrixhit tha: “Universiteti është i angazhuar në zgjerimin e pjesëmarrjes dhe në sigurimin e suksesit të studentëve.

Universiteti dhe kolegjet ofrojnë një numër masash për të mbështetur ata që kanë nevoja financiare, duke përfshirë mbështetjen për studentët me të ardhura të ulëta përmes bursave dhe po punojmë shumë për të rritur aspiratat midis grupeve të nënpërfaqësuar dhe të pafavorizuara”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat