Rusia i quan të pabaza sanksionet e reja të SHBA-së

Bota

Rusia i quan të pabaza sanksionet e reja të SHBA-së

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 08:54
Sergei Ryabkov

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Ryabkov tha të martën mbrëma se sanksionet e Shteteve të bashkuara të Amerikës, për shkak të dyshimeve për sulmet kibernetike në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, janë të pabazuara dhe do të marrin kundërpërgjigje nga Moska.

Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të ministrisë që ai përfaqëson, thuhet p ashtu se sanksionet janë vënë në bazë të dyshimeve të rreme.

ShBAT-të të martën kanë vë në fuqi sanksione ndaj dy Kompanive, një ruse dhe një sllovake me bazë në Washington me dyshime për aktivitete kibernetike.

Po ashtu ka vënë sanksione ndaj gjashtë kompanive ruse të transportit ujor mbi dyshimet se kanë bartur produkte nukleare nga Korea e Veriut, raportojnë mediat ruse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat