Koreja e Jugut tërheq 20.000 BMV për shkak të zjarrit

Bota

Koreja e Jugut tërheq 20.000 BMV për shkak të zjarrit

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 15:14
Ilustrim

Qeveria e Koresë së Jugut ka njoftuar se do të tërheqë rreth 20,000 BMW nga rrugët pas një zjarri që mund të jetë shkaktuar nga mosfunksionimi i automjetit.

Ndalimi do të zbatohet për makinat që nuk janë dërguar ende në BMW për kontrolle sigurie.

Pothuajse 30 motorë u ndezën gjatë vitit 2018, kryesisht në modele BMV 520d sedan.

BMW tashmë është nën hetime këtë vit në Britani të Madhe, për shkak të problemeve të sigurisë. 

"Ministria do t'i kërkojë kryetarit të bashkisë që të urdhërojë pronarët e automjeteve të BMW-së për të kontrolluar sigurinë e makinave të tyre ose për të ndaluar ato nga ngasja", tha ministri i transportit, Kim Hyun-Me.

Autoritetet lokale kanë autoritetin të lëshojnë urdhra të tillë sipas ligjit të Koresë së Jugut.

Urdhri do të hyjë në fuqi sapo pronarët të marrin letrën nga prefekti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat