Rruga e refugjates që tani është mësuese shembull

Bota

Rruga e refugjates që tani është mësuese shembull

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 12:44
Mary Maker

Mary Maker ka një histori po aq sa të bukur, edhe të dhimbshme. Tani është mësuese, dhe një grua modele, ajo çka suksesin e saj e bënë më të veçantë është fakti se ajo është refugjate.

Pasi u largua si fëmijë nga tmerri i luftës i Sudanit jugor, ajo tani ka arritur që të shpërndajë mesazhin e rëndësisë që edukimi ka në jetën dhe mirëqenien e njerëzve, veçanërisht refugjatëve, 

“Për një fëmijë të luftës, edukimi mund të kthejë lotët e tyre të humbjes në pasion për paqen”, thotë Maker.

Ajo tutje shpjegon se studentët e saj vinë nga vendet konfliktuale, dhe janë aq të ndryshëm nga njëri tjetri, me një gjë të përbashkët;  u larguan nga shtëpitë e tyre vetëm që të mbesin gjallë. Në klasën e saj nuk ka urrejtje, apo ushqim të saj.

Maker tani mban fjalime frymëzuese në formatin TED, ku ka marrë vëmendjen dhe admirimin e shumë njerëzve nga anë e mbanë bota, sidomos në një situatë ku politika ndërkombëtare po vazhdon përballjen me refugjatë, si një ndër sfidat kryesore të këtyre kohëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat