Air France dhe British Airways pezullojnë fluturimet drejt Iranit - Bota Sot
Air France dhe British Airways pezullojnë fluturimet drejt Iranit

Bota

Air France dhe British Airways pezullojnë fluturimet drejt Iranit

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

Linja ajrore franceze Air France do të pezullojë fluturimet në Teheran më 18 shtator, njoftoi menaxhmenti i kompanisë sot.

Kjo për shkak të të sanksioneve të reja amerikane kundër Iranit..

Kompania ka deklaruar se që nga 4 gushti numri i fluturimeve është zvogëluar nga tre deri në një javë dhe se "për shkak të lidhjeve të padobishëm tregtare me Teheranin të ndërpriten më 18 shtator".

British Airways gjithashtu njoftoi se do të pezullojë fluturimet direkte në kryeqytetin e Iranit, pasi, siç u tha, kjo linjë është "aktualisht jo e qëndrueshme në treg".

Brithis Airways thotë se fluturimi i fundit në Teheran është planifikuar për 22 shtator, me një fluturim kthimi më 23 shtator.

Kjo linjë ajrore rihapi fluturimet direkte në Teheran në shtator 2016, pas mbylljes së fluturimeve në tetor 2012 për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve midis Britanisë së Madhe dhe Iranit.

Britania është ndër vendet evropiane që kanë njoftuar se do të mbrojë kompanitë që vazhdojnë të veprojnë në Iran, por pas vendimit të Trump në maj, pasuan më shumë tërheqje.

Vendimi vjen pasi SHBA u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e Iranit që përfshinte Rusinë, Kinën, Gjermaninë, Francën dhe Britaninë e Madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat