Presidenti meksikan: Trump ka treguar respekt ndaj nesh

Bota

Presidenti meksikan: Trump ka treguar respekt ndaj nesh

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 19:11
Presidenti amerikan, Donald Trump, më ka trajtuar me respekt, deklaroi presidenti i zgjedhur meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador

Presidenti amerikan, Donald Trump, më ka trajtuar me respekt, deklaroi presidenti i zgjedhur meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador duke përmendur progresin gjatë bisedimeve për çështjet tregtare.

Lopez Obrador deklaroi se negociatat për ndryshimet në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA) janë në rrugën e duhur.

Të dy vendet dhe Kanadaja kanë diskutuar rishikimin e NAFTA-s për muaj të tërë.

Një muaj më parë, këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë, Larry Kudlow deklaroi se bisedimet tregtare midis SHBA-së dhe Meksikës kanë patur progres.

Kohët e fundit, presidenti amerikan Trump e përshkroi liderin e ardhshëm meksikan si një “zotëri absolut”.

“E falënderoj presidentin Donald Trump për respektin që ai ka treguar ndaj nesh,” deklaroi dje ish-kryetari i bashkisë i Qytetit Meksiko gjatë një konference për shtyp. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat