Paraguaj, vidhen 42 pushkë të policisë dhe zëvendësohen me armë lodra

Bota

Paraguaj, vidhen 42 pushkë të policisë dhe zëvendësohen me armë lodra

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 23:26
Ilustrim

Policia e Paraguajit ka nisur hetimit pas vjedhjes së 42 pushkëve të tipit FAL me kalibër 7,62 milimetër dhe zëvendësimin e tyre me armë lodra, njoftoi sot ministri i Brendshëm, Ernesto Villamayor.

Në një konferencë shtypi ministri u shpreh se po hetohej për të zbardhur ngjarjen dhe se kur janë zhdukur armët.

Villamayor e cilësoi shumë të rëndë incidentin pasi këto armë mund të ndodhen në duart e grupeve kriminale ndërkombëtare.

Hetuesit vlerësojnë se këto armë të fuqishme mund t’i jenë shitur grupeve kriminale braziliane në kufi për një çmim rreth 10 000 dollarë secila.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat