OKB fton SHBA dhe 6 shtete të tjera, për bisedime mbi Sirinë

Bota

OKB fton SHBA dhe 6 shtete të tjera, për bisedime mbi Sirinë

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 19:36
Staffan De Mistura

Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi sot se i dërguari i saj për Sirinë, Staffan De Mistura ka ftuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 6 aleatë të tjerë, për të biseduar mbi çështjen siriane.

Takimi ku do të marrin pjesë SHBA-të, Gjermania, Britania, Arabia Saudite, Jordania, Franca dhe Egjipti, pritet të mbahet në Gjenevë të Zvicrës, më datë 14 shtator.

Ky takim do të vijë vetëm dy ditë pasi De Mistura të takohet me përfaqësues të Rusisë, Turqisë dhe Iranit, më datat 11-12 Shtator, ku do të bisedohet gjithashtu për Sirinë dhe mundësinë e zgjidhjes përfundimtare të konfliktit atje.

Organizata e Kombeve të Bashkuara shtyn për të hartuar një kushtetutë të re për Sirinë dhe ka ngarkuar pikërisht De Misturën për të formuar një komitet të shtetasve sirianë për të hartuar kushtetutën e re, pas marrjes së nominimeve nga qeveria siriane dhe opozita.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat