Reforma e pensioneve pritet me protesta, Putin zbut rritjen e moshës për femrat

Bota

Reforma e pensioneve pritet me protesta, Putin zbut rritjen e moshës për femrat

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 13:32
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka zbutur ndryshimet e planifikuara në fushën e pensioneve, pas protestave të ashpra dhe një rënieje të miratimit të tij në pushtet.

Në një fjalim të rrallë televiziv, Putin tha se mosha e daljes në pension për femrat do të rritej nga 55 në 60 vjeç, e jo 63 siç ishte planifikuar. Ndërkohë, rritja 5-vjeçare për meshkujt do të ngelej e pandryshuar dhe ata do ta shohin veten në pension në moshën 65 vjeç.

Putin e justifikoi këtë reformë pensionesh me faktin se popullsia në moshë pune në vend po binte, gjë që e bënte të detyrueshme dhe thelbësore një ndryshim të tillë.

Sindikatat nga ana tjetër paralajmëruan se shumë njerëz nuk do të mund të jetojnë mjaftueshëm sa për të gëzuar pensionin.

Meshkujt rusë një jetëgjatësi mesatarisht deri në 66 vjeç, ndërsa femrat shkojnë deri në 77 vjeç, sipas asaj që raporton Organizata Botërore e Shëndetësisë. Kjo çështje ka bërë që mbështetja për Putinin të bjerë në 64 për qind, nga 80 për qind që ishte pak kohë më parë, sipas një sondazhi shtetëror.

Putin tha se plani për të rritur moshën e daljes në pension për meshkujt e femrat është shtyrë për vite të tëra dhe se rrezikon tashmë të shkaktojë inflacion dhe rritje të varfërisë. Shtyrja e mëtejshme e planeve do të kërcënonin qëndrueshmërinë dhe sigurinë e shoqërisë ruse, shtoi ai.

“Çdo shtyrje e mëtejshme do të ishte e papërgjegjshme. Vendimet tona duhet të jenë thjesht të balancuara mirë”, deklaroi Putin.

Derisa doli në fjalimin televiziv, ai u përpoq të distanconte veten nga mosmarrëveshja dhe në të kaluarën kishte premtuar se mosha e pensionit nuk do të rritej kurrë nën drejtimin e tij. Por, plani i ri pritet që të zbatohet duke filluar nga viti 2019.

Kryeministri Dmitry Medvedev ishte shprehur më herët se vendimi vinte për shkak të faktit se rusët po jetojnë më gjatë dhe kanë jetë më aktive. Sipas tij, 12 milionë pensionistë në Rusi janë ende në gjendje pune, gjë që përllogaritet në afro çerekun e të gjithë pensionistëve.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat