Zarif: SHBA po ushtron presion edhe ndaj aleatëve të saj

Bota

Zarif: SHBA po ushtron presion edhe ndaj aleatëve të saj

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 20:18
Mohammad Javad Zarif dhe Erdogan

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif akuzoi Shtetet e Bashkuara se nuk kanë masa kufizuese për të ushtruar presion as ndaj aleatëve të saj.

"Amerikanët kanë treguar se nuk kanë kufizime në ushtrimin e presionit, apo shfaqjen e një forcë ndaj të tjerëve, edhe kur bëhet fjalë për aleatët", tha Zarif sot në Ankara.

SHBA dhe Irani i kanë përkeqësuar marrëdhëniet pas ardhjes në pushtet të presidentit Donal Trump, i cili e anuloi Marrëveshjen bërthamore me Iranin të arritur në vitin 2015, pasi Irani paraprakisht nuk kishte pranuar që të ndryshohet kjo marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat