Brazil, gjykata vendos që ish presidenti Da Silva të mos kandidojë në zgjedhje - Bota Sot
Brazil, gjykata vendos që ish presidenti Da Silva të mos kandidojë në zgjedhje

Bota

Brazil, gjykata vendos që ish presidenti Da Silva të mos kandidojë në zgjedhje

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 22:04
Da Silva

Gjykata elektorale e Brazilit mori vendimin që ish presidenti Luiz Inacio Lula da Silva të mos lejohet të kandidojë në fushatën presidenciale të këtij viti. Gjykatësi tha ky vendim ishte bazuar mbi një ligj, që i ndalon kandidatëve të marrin pjesë në garën për një post publik, pasi janë dënuar për korrupsion.
Da Silva, i cili aktualisht është duke kryer dënimin me 12 muaj nën akuzat për marrie rryshfeti, udhëheq garën për zgjedhjet presidenciale të tetorit, megjithë statusin e tij prej të burgosuri. Ai thotë se është i pafajshëm.

Partia e Da Silvës pritet ta apelojë vendimin në Gjykatën e Lartë. Ish presidenti, një figurë dominuese në politikën e Brazilit, gëzonte simpati të madhe në mesin e brazilianëve dhe kjo bëri që ai të zgjidhej president për dy mandate mes viteve 2003 dhe 2011.

Kjo ishte një periudhë lulëzimi për ekonominë braziliane dhe solli pakësimin e pabarazive sociale. Kur u largua nga posti, Da Silva gëzonte një mbështetje prej 82 për qind nga publiku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat