SHBA-ja do të reagojë nëse Asadi përdor sërish armë kimike

Bota

SHBA-ja do të reagojë nëse Asadi përdor sërish armë kimike

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 23:16
Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë paralajmëroi sot se SHBA-ja do të reagojë shumë shpejt nëse regjimi sirian do të përdorë sërish armët kimike, në veçanti në provincën e Idlebit, rajoni i fundit i kontrolluar nga rebelët.

“Të jemi të qartë, pozicioni jonë, qëndron i pandryshuar. Nëse presidenti Bashar al Asad vendos të përdorë sërish armët kimike, SHBA-ja dhe aleatët e saj do të përgjigjen shumë shpejt dhe në mënyrën e duhur”, njoftoi ekzekutivi amerikan në një komunikatë.

OKB-ja i kërkoi sot Rusisë dhe Turqisë që të evitojnë gjakderdhjet në provincën siriane të Idlebit, rajoni i fundit që kontrollohet nga rebelët, ndërkohë që avionët rusë kanë rifilluar bombardimet e tyre pas një pushimi prej 22 ditësh.

Moska, mbështetësi më i fuqishëm i Damaskut, njoftoi, nëpërmjet zëdhënësit të Kremlinit, Dmitri Peskov se “ushtria siriane po përgatitet të zgjidhë problemin e terrorizmit në provincën e Idlebit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat