India dhe SHBA-ja mbajnë manovra të përbashkëta ushtarake

Bota

India dhe SHBA-ja mbajnë manovra të përbashkëta ushtarake

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 19:23
Pamje nga ushtrimet

India dhe SHBA-ja do të zhvillojnë vitin e ardhshëm manovra ushtarake të përbashkëta në tokë, det dhe ajër, njoftoi sot për median ministri indian i Mbrojtjes, Nirmala Sitharaman.

“Ne kemi vendosur të zhvillojmë për herë të parë në vitin 2019 manovra të përbashkëta (tokë, ajër dhe det) me SHBA-në në brigjet lindore të Indisë”, deklaroi ministri.

Nirmala Sitharaman u shpreh në përfundim të takimeve me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Jim Mattis.

SHBA-ja po zhvillon përpjekje të mëdha për të përforcuar lidhjet me Indinë.

Uashingtoni është shumë i shqetësuar që të zhvillojë partneritete përballë zhvillimit ushtarak dhe ekonomik të Kinës në rajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat