Uria kanos 1 në 9 persona në botë. 151 mln fëmijë, të pazhvilluar mirë

Bota

Uria kanos 1 në 9 persona në botë. 151 mln fëmijë, të pazhvilluar mirë

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 13:10
Ilustrim

Numri i personave që vuajnë nga uria është rritur gjatë 3 viteve të fundit, pas një rënieje të mëhershme.

Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, 821 milionë njerëz në të gjithë globin kanë qenë të kequshqyer në vitin 2017, rreth një në çdo 9 persona. Ndërkohë, rreth 151 milionë fëmijë të moshës nën 5 vjeç, ose 22 për qind e totalit global, nuk janë zhvilluar siç duhet për shkak të ushqimit të pamjaftueshëm.

Autorët e raportit thonë se, ndryshimet klimatike janë pjesërisht fajtorë për rritjen e numrit dhe kanë bërë apel për veprim global.

Raporti nënvizon po ashtu se vështirësitë në qasjen në ushqime të shëndetshme po kontribuon në rritjen e problemit të obezitetit në botë, me një në 8 të rritur, ose më shumë se 672 milionë njerëz që klasifikohen si obezë.

Autorët nënvizojnë se shpeshtimi i dukurive ekstreme klimatike, përmbytjeve, nxehtësisë dhe thatësirave, është dyfishuar që nga fillimi i viteve ’90.

“Raporti – thonë autorët, – dërgon një mesazh të qartë se ndryshimet e klimës dhe ekspozimi ndaj ekstremiteteve më komplekse, të shpeshta dhe intensive të klimës po kërcënojnë të zhbëjnë dhe përmbysin arritjet e bëra në përpjekjet për dhënien fund të urisë dhe kequshqimit”.

Raporti është hartuar nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara, Programi Botëror i Ushqimit, UNICEF, Organziata Botërore e Shëndetësisë dhe Fondi Ndërkombëtar për Zhvillim Bujqësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat