SHBA sanksionon kompani ruse dhe kineze të lidhura me K.Veriore

Bota

SHBA sanksionon kompani ruse dhe kineze të lidhura me K.Veriore

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 19:00
Sekretari i Thesarit amerikan, Steven Mnuchin.

Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione kundër dy kompanive të teknologjisë informative në Kinë dhe Rusi, të cilat është thënë të kenë mbështetur programin bërthamor dhe atë të armëve të Phenjanit.

Sanksionet e reja kanë shënjestruar kompaninë me seli në Kinë, Yanbian Silverstar Network Technology Co. dhe shefin e saj verikorean, Jong Song Hwa, si dhe kompaninë e saj simotër në Rusi, Volasys Silver Star, ka njoftuar Departamenti amerikan i Shtetit më 13 shtator.

Në deklaratë është thënë se kompania në Kinë ka qenë e lidhur me Departamentin e Koresë Veriore, i cili është përgjegjës për programin e raketave balistike.

Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin ka thënë se kufizimet synojnë të “ndalin rrjedhjen e të ardhurave të paligjishme në Korenë Veriore nga punëtorët e teknologjisë informative, të cilët fshehin identitetin e tyre dhe qëndrojnë mbrapa kompanive dhe palëve të treta”.

Ai ka paralajmëruar kompanitë në mbarë globin që të “marrin masa për t’u siguruar se nuk janë duke punësuar punëtorë nga Koreja Veriore për projekte teknologjike”.

Sanksionet bllokojnë të gjitha asetet që mund të kenë pasur kompanitë nën juridiksionin amerikan, si dhe u ndalojnë amerikanëve që të bëjnë biznes me të njëjtat.

Pavarësisht nisjes së bisedimeve direkte me Phenjanin, Uashingtoni ka vazhduar të shtyjë përpara sanksionet kundër Koresë Veriore me qëllim që t’i detyrojë verikoreanët të heqim dorë nga programet e armëve balistike dhe atyre për armët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat