Trupat nga Rusia, Kina dhe Mongolia po marrin pjesë në manovra në shkallë të gjerë, që mendohet se janë ngjarja më e madhe ushtarake në Rusi.
Presidenti rus Vladimir Putin mori pjesë të enjten gjatë zhvillimit të stërvitjes ushtarake Vostok 2018.
Manovrat tregojnë forcimin e lidhjeve ushtarake ndërmjet Moskës dhe Pekinit, në mesin e tensioneve që të dy vendet kanë me Shtetet e Bashkuara.
Stërvitjet një javore do të zgjerohen përgjatë Siberisë, verilindjes së Azisë, Arktikut dhe Oqeanit Paqësor.