“Aquaris” kërkon një port për 11 emigrantët e shpëtuar

Bota

“Aquaris” kërkon një port për 11 emigrantët e shpëtuar

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 20:11
Anija ”Aquarius”

Anija ”Aquarius” shpëtoi 11 emigrantë në një barkë të enjten në mëngjes në brigjet e Libisë dhe po kërkon një port për zbarkimin e tyre, pasi nuk pranoi t’i kthente ato mbrapsht në Libi, njoftuan ”SOS Mesdhe” dhe ”Mjekët pa kufij”.

Pas një ndalese të detyruar në Marsejë pas vendimit të Gjibraltarit për të anuluar ankorimin e anijes ”Aquarius”, tashmë e regjistruar në Panama, është rikthyer këtë javë në zonën e shpëtimit.

Të enjten në mëngjes, anija humanitare ka shpëtuar një barkë e cila po fundosej me 10 burra dhe një adoleshent në bord, pasi nuk kishte mundur të kontaktonte me rojet bregdetare libiane.

Pas shpëtimit të barkës, anija ”Aquarius” kontaktoi autoritetet italiane, malteze dhe tuniziane. Roma i kthye si përgjigje se ia përcolli informacionin Marinës libiane, e cila i kërkoi ”Aquarius” t’i transferonte migrantët në një anije patrullimi libiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat