Beteja për Arktik, britanikët dërgojnë 800 ushtarë - Bota Sot
Beteja për Arktik, britanikët dërgojnë 800 ushtarë

Bota

Beteja për Arktik, britanikët dërgojnë 800 ushtarë

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 11:55
Arktik

Britania e Madhe do të dërgojë 800 ushtarë në Arktik për ta penguar Rusinë ta grabisë tokën, ka deklaruar sot ministri britanik i mbrojtjes Gavin Williamson.

Ai ka thënë se qeveria britanike aktualisht po e ndërton “Strategjinë e mbrojtjes së Arktikut” e cila parasheh që në vitin e ardhshëm të vendosen qindra komandosë në Norvegji,për shkak të “kërcënimit rus në oborrin tonë”, përcjell gazeta britanike "The Sun".

Sipas fjalëve të tij, Rusia ka hapur sërish bazat e saja të vjetra ë cilat me vite nuk i ka përdorur dhe e ka përforcuar aktivitetin e nëndetëseve ashtu që Britania e Madhe duhet t’i mbrojë interesash e veta.

Williamson ka thënë se ministrat britanikë janë të shqetësuar se “derisa të shkrihet akulli në Arktik", presidenti rus Vladimir Putin do të përpiqet ta marrë tokën dhe ta intensifikojë aktivitetin e vet ".

"Aeroplanët tanë të luftës ‘Posseidon’do t’i përcjellin nëndetëset ruse. Ata do të na mbrojnë e do t’iu ndihmojnë aleatëve tanë të NATO-s. Do të vazhdojmë të trajnojmë me miqtë tonë norvegjezë me 800 marinsa mbretërorë. Duhet të tregojmë se jemi të gatshëm të ballafaqohemi me kërcënimet ruse", ka thënë Williamson.

Gjatë nëntorit do të vendosen 3 mijë ushtarë në Norvegji si pjesë e ushtrimeve të NATO-s.

Ai ka shtuar se 2 mijë të rinj do të trajnohen kundër sulme hakerike si pjesë e projektit me Qendrën Kombëtare për sigurinë kibernetike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...