Rusia akuzon Amerikën se drejton një laborator sekret të armëve biologjike në Gjeorgji

Bota

Rusia akuzon Amerikën se drejton një laborator sekret të armëve biologjike në Gjeorgji

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 19:53
Foto

Në të njëjtën ditë, kur zyrtarë të Shteteve të Bashkuara iu bashkuan atyre britanikë e holandezë për të akuzuar shërbimin informativ ushtarak rus “GRU” për sulme kibernetike, Rusia është hedhur në kundërsulm.

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Shtetet e Bashkuara janë duke drejtuar një laborator armësh biologjike në shtetin e Gjeorgjisë, në një akuzë që përvijohet me pretendimet për shkelje të ligjeve ndërkombëtare dhe kërcënimin e drejtpërdrejtë për sigurinë e Rusisë.

Në deklaratën e saj, Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon gjithashtu se, laboratori në Gjeorgji është pjesë e një rrjeti laboratorik të Shteteve të Bashkuara shumë pranë kufijve të Rusisë dhe Kinës.

Deklarata është bazuar kryesisht në materialet e ofruara nga ish-ministri gjeorgjian për Sigurinë Kombëtare, Igor Giorgadze. Ai është shprehur se laboratori në Gjeorgji është duke u menaxhuar nga Qendra “Lugar” për Studime të Shëndetit Publik,

Gjithsesi, zyrtarë amerikanë dhe gjeorgjianë i kanë hedhur poshtë prej një muaji pretendimet e Giorgadzes, ndërsa këtë të enjte, Ambasada amerikane në Gjeorgji nuk ka bërë asnjë koment pas akuzës së Rusisë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat