Uashingtoni nuk po përpiqet të hyjë në luftë me Iranin

Bota

Uashingtoni nuk po përpiqet të hyjë në luftë me Iranin

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 20:31
Joe Votel

Shtetet e Bashkuara “nuk po përpiqen të hyjnë në luftë me Iranin”, deklaroi sot gjenerali Joe Votel, i cili mbikëqyr forcat amerikane në Lindjen e Mesme, ndërkohë që disa zyrtarë të administratës Trump kanë ngritur tonin kundër Tehranit.

“Unë nuk mendoj se ne po përpiqemi të hyjmë në luftë me Iranin dhe nuk mendoj se ky është qëllimi ynë”, tha gjatë një deklaratë për shtyp e Përgjithshme, gjenerali Votel, kreu i Komandës Qendrore të forcave amerikane (CENTCOM).

Ai u pyet në lidhje me strategjinë amerikane ndaj Iranit pas një paralajmërimi të fortë që këshilltari për Sigurinë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, i dha Teheranit.

Bolton paralajmëroi Iranin se “do t’i kushtonte shtrenjtë” nëse ai do të kërcënonte Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo aleatët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat