Pompeo në Japoni për bisedime mbi Korenë e Veriut

Bota

Pompeo në Japoni për bisedime mbi Korenë e Veriut

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 18:14
Mike Pompeo mbërriti në Tokio sot

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo mbërriti në Tokio sot, ndalesa e parë e turneut të tij treditor në Azinë Lindore. Zoti Pompeo u takua me udhëheqësit e lartë të Japonisë, me të cilët diskutoi mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe përpjekjet për çarmatimin bërthmor të Koresë së Veriut.

Sekretari i Shtetit Pompeo zhvilloi bisedime me Kryeministrin japonez Shinzo Abe dhe Ministrin e Jashtëm Taro Kono mbi vizitën e tij të ardhshme në Korenë e Veriut si dhe për tregtinë.

"Ne do të ndajmë angazhimin tonë që shpëresojmë të kemi nesër (të dielën) në Phenian. Kështu që ne do të kemi një pikëpamje të koordinuar dhe të unifikuar për mënyrën se si të vazhdojmë procesin, i cili do të fokusohet në gjërat që nevojiten nëse do të jemi të suksesshëm në çarmatimin bërthamor të Koresë së Veriut".

Në Phenian, zoti Pompeo pritet të zhvillojë bisedime për çarmatimin bërthamor me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe ka në plan të ngrejë çështjen e rrëmbimit të japonezëve nga Koreja e Veriut.

Sekretari i Shtetit Pompeo tha gjatë udhëtimit drejt Japonisë se qëllimi i takimit të tij me udhëheqësin e Koresë së Veriut është që "të kuptojë se çfarë po përpiqen të arrijnë palët dhe se si mund t'i arrijmë synimet për të cilat është rënë dakord" në Singapor, ku Kim Jong Un dhe Presidenti i amerikan Donald Trump mbajtën samitin e tyre historik.

Sekretari Pompeo tha se do të donte gjithashtu të caktonte një datë për një takim të dytë të nivelit të lartë mes Presidentit Trump dhe udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un.

Kryediolomati amerikan do të vizitojë edhe Korenë e Jugut dhe Kinën përpara kthimit të tij në Shtetet e Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat