Australi, polemika për publicitetin e garave me kuaj në Operën e Sidneit

Bota

Australi, polemika për publicitetin e garave me kuaj në Operën e Sidneit

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 11:03
Opera e Sidneit

Një plan për të reklamuar gara kuajsh në fasadat e Operas së Sidneit ka ndezur shumë polemika në Australi.

Ndërtesa, që është pjesë e listës së trashëgimive botërore të UNESCO-s, duhet të shfaqë reklamën të hënën, pas një urdhri për premierën në NeW South Wales.

Kritikët thonë se, vendimi shkel rregullat e Operas së Sidneit duke krijuar efektivisht një stendë afishimi për garat dhe industritë e basteve. Por, të tjerë, mes tyre edhe kryeministri Scott Morrison, e kanë mbrojtur lëvizjen, duke e cilësuar pozitive për ekonominë dhe turizmin.

Që nga e premtja, më shumë se 150 mijë persona kanë nënshkruar një peticion “online”, ku kërkojnë që ndërtesa e operas të mbrohet.

Opera e Sidneit, e përuruar në vitin 1973, njihet nga Kombet e Bashkuara si një mrekulli e arkitekturës së shekullit të XX. Ajo u shpall një objekt i trashëgimisë botërore të UNESCO-s në vitin 2007. Javën e kaluar, Opera e Sidneit refuzoi shfaqjen e një reklame për kupën Everest, duke argumentuar se bëhej fjalë për një komercializim të papërshtatshëm.

“Ne kemi një politikë që mbron statusin tonë të trashëgimisë kulturore”, tha drejtoresha e saj, Luiz Herron. Por, zyrtarët kanë hedhur poshtë vendimin, duke miratuar një reklamë të re që do të projektohet në fasadë për 10 minuta.

Një zëdhënës i UNESCO-s ka thënë gjithashtu se organizata po shqyrton atë që po ndodh, por nuk mundet të bëjë komente menjëherë. Vet banorët e Sidneit po mobilizohen në mediet sociale për një protestë të martën, me qëllim që të pengojnë projektimin e reklamës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat